Ministri i Jashtëm iranian: Nëse sulmet në Gaza vazhdojnë, pasojat do të jenë të rënda

Ministri i Jashtëm i Iranit, Hossein Amirabdollahian ka deklaruar se Izraeli, SHBA, dhe mbështetësit e krimeve të luftës do të jenë përgjegjës nëse situata e luftës del jashtë kontrollit

Në një konferencë të zhvilluar për shtyp me homologun e tij turk Hakan Fidan, ai shtoi se nëse sulmet në Gaza do të vazhdojnë atëherë pasojat do të jenë të rënda.

“Izraeli, SHBA dhe sponsorët e krimeve të luftës do të jenë përgjegjës nëse situata del jashtë kontrollit, për sa kohë që lufta nuk parandalohet. Regjimi vazhdon të bëjë masakër pa dallim, duke përdorur të gjitha armët e ndaluara në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar”, ka thënë ai.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*