BBC: Çfarë po kërkon Kina nga Iuf ta Izrael-Hamas?

Ndërsa konflikti midis Izraelit dhe Hamasit intensifikohet, një tjetër zhvillim është shfaqur në skenën politike, Kina duket se po luan rolin e ndërmjetësit të paqes.Por ka kufij për atë që mund të arrijë. BBC shkruan se Kryediplomati kinez, Wang Yi, diskutoi për këtë konflikt me zyrtarët në Uashington si pasojë e frikës së përhapjes së luftës në rajon.Shtetet e Bashkuara janë zotuar se do të punojnë me Kinën në përpjekjen për të gjetur një zgjidhje. Wang ka folur gjithashtu me homologët e tij izraelitë dhe palestinezë pasi i dërguari special i Kinës në Lindjen e Mesme Zhai Jun udhëtoi në rajon për t’u takuar udhëheqësit arabë.Ka shpresa se Kina mund të përdorë marrëdhëniet e saj të ngushta me Iranin, i cili mbështet Hamasin në Gaza dhe Hezbollahun në Liban, për të de-përshkallëzuar situatën.Duket se zyrtarët amerikanë i kërkuan që të tregohej më i qetë me iranianët dhe të mos nxitojë pasi veprimet mund të nxisin tensione,  raportoi Financial Times.Kina është partneri më i madh tregtar i Iranit. Teherani thotë se “është i gatshëm të forcojë komunikimin me Kinën” për zgjidhjen e situatës në Gaza.Duke qenë se qeveria kineze ka pasur një marrëdhënie relativisht të ekuilibruar me të gjithë aktorët në konflikt, ata mund të perceptohen si një ndërmjetës i ndershëm, tha Dawn Murphy, një profesor i asociuar që studion politikën e jashtme kineze në Kolegjin Kombëtar të Luftës nën Departamentin e Mbrojtjes të SHBA.Në veçanti, Kina ka marrëdhënie pozitive me palestinezët, arabët, Turqinë dhe Iranin, tha ajo.“Së bashku me SHBA-në që ka marrëdhënie të mira me Izraelin, ata mund të sjellin të gjithë lojtarët në tryezë”. Por vëzhgues dhe analistë të tjerë theksojnë se Kina mbetet një lojtar i vogël në politikën e Lindjes së Mesme.“Kina nuk është një aktor serioz për këtë çështje. Duke folur me njerëzit rreth rajonit, askush nuk pret që Kina të kontribuojë në zgjidhje,” tha Jonathan Fulton, një anëtar i lartë i Këshillit Atlantik, i specializuar në marrëdhëniet e Kinës me vendet e Lindjes së Mesme.

Por Kina e ka bërë të qartë se vazhdon të mbështesë palestinezët. Në reagimet e tyre për konfliktin e fundit, zyrtarët kinezë dhe madje edhe presidenti Xi Jinping kanë theksuar nevojën për një shtet të pavarur palestinez.

Por duke pasur parasysh pasiguritë, pse po përfshihet Kina? Një arsye janë interesat e saj ekonomike në Lindjen e Mesme, të cilat do të rrezikoheshin nëse konflikti zgjerohej.

Pekini tani është shumë i varur nga importet e huaja për naftë, dhe analistët vlerësojnë se rreth gjysma e saj vjen nga Gjiri. Vendet e Lindjes së Mesme janë bërë gjithnjë e më shumë lojtarë të rëndësishëm në Iniciativën e Kinës “Belt and Road” (BRI), një gur themeli i politikës së saj të jashtme dhe ekonomike.

Duket se konflikti paraqet një mundësi të artë për Pekinin për të rritur reputacionin e tij. Kina beson se “qëndrimi për palestinezët rezonon me vendet arabe, vendet me shumicë myslimane dhe pjesë të mëdha të Jugut Global”, theksoi Dr Murphy. Lufta ka shpërthyer në një kohë kur Kina po prezantohet si një mbështetëse më e mirë për botën sesa SHBA.

Që nga fillimi i vitit, ajo ka promovuar një vizion të një rendi botëror të udhëhequr nga Kina, ndërsa kritikon atë që e sheh si dështimet e udhëheqjes “hegjemoniste” të SHBA.

Problemi më i madh është se Pekini rrezikon të shihet si sipërfaqësor në angazhimin e tij, apo edhe më keq, duke kapitalizuar në konfliktin Izrael-Hamas për të çuar përpara interesat e veta, shkruan BBC.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*