Përplasja e 5 punëtorëve nga treni/ Prokuroria: Janë konstatuar shkelje të rënda sigurie

Prokuroria italiane ka thënë se nga hetimet fillestare janë zbuluar shkelje të rënda të procedurës së sigurisë lidhur me aksidentin në stacionin Brandizzo, në zonën e Torinos, që u kushtoi jetën pesë punëtorëve të cilët u goditën nga një tren në lëvizje natën mes të mërkurës dhe enjtes.

“Nga hetimet fillestare janë zbuluar shkelje të rënda të procedurës së sigurisë në momentin e aksidentit. Ka profile përgjegjësie për të cilat disa persona do të hetohen së shpejti”, tha kryeprokurorja Gabriella Viglione. Ajo nuk përjashtoi mundësinë e mashtrimit për këtë ngjarje të rëndë.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*