Mbi 200 mijë turistë në 6 muaj/ Gjirokastra në axhendën e vizitorëve të huaj

Nga janari deri në qershor rrugicat e kalldrëmta të Gjirokastrës janë përshkuar nga mbi 200 mijë turistë.

Qyteti i gurtë në jug të vendit ka qënë zgjedhja e mijëra të huajve të cilët e preferojnë për arkitekturën unike, historinë dhe trashëgiminë e pasur kulturore.

Pazari, kalaja e qytetit dhe muzetë kanë qënë ndalesat më të shpeshta të turistëve tregon nënkryetarja e bashkisë.

Vizitorët vijnë nga anë e kënd botës, jo vetëm nga Europa por edhe nga kontinente të largëta.

Festivalet e ndryshme që promovojnë traditën e folklorin kanë tëhequr po ashtu turistë të shumtë drejt qytetit që mbrohet nga UNESCO.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*