Arabia Saudite dënon me vdekje mësuesin, shkak bëhen postimet kritikuese në rrjet

Një gjykatë saudite ka dënuar me vdekje një mësues për komentet e tij në internet, raporton CNN. 54 vjeçari Muhammad al-Ghamdi u dënua pas pesë postimeve në Tëitter që kritikonin korrupsionin dhe shkeljet e të drejtave të njeriut”, shkroi vëllai i tij, Saeed bin Nasser al-Ghamdi.

Sipas vëllait të tij, Muhammad al-Ghamdi u arrestua vitin e kaluar dhe iu dha pak hapësirë për avokat para dënimit të tij. Sipas Organizatës evropiane-saudite për të Drejtat e Njeriut, Arabia Saudite ka ekzekutuar të paktën 92 persona këtë vit.

Në vitin 2022, organizata e të drejtave të njeriut me bazë në Mbretërinë e Bashkuar ALQST regjistroi 148 ekzekutime në Arabinë Saudite, më shumë se dyfishi i numrit të ekzekutimeve që regjistroi në vitin 2021.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*