FOTO/ Rrëzimi i avionit me Prigozhin në bord, kush janë personat e tjerë që po udhëtonin me shefin e Wagner

Dhjetë trupa janë nxjerrë nga vendi i rrëzimit të avionit rus, raporton media shtetërore. Shtatë pasagjerë dhe tre anëtarë të ekuipazhit ishin në bordin e avionit Embraer dhe të gjithë humbën jetën.

Megjithatë vdekja e shefit të Wagner Yevgeny Prigozhin ende nuk është konfirmuar zyrtarisht edhe pse ngushëllimet  e Putin sonte, dëshmojnë shumë.Përvec, Prigozhin në bord ishte edhe Dmitry Utkin, një ish-ushtar rus, që cilësohej si dora e djathtë e Prigozhin dhe dyshohet se ka luajtur një rol kyç në themelimin e Grupit Wagner

Dmitry Utkin

Sergei Prapustin, dihet pak për 44 vjeçarin, përveçse ai ishte një luftëtar i Wagner.

Sergei Propustin

Yevgeny Makaryan, luftar i Wagner dhe supozohej se ishte dhe truproje e Prigozhin.

Alexander Totmin, luftëtar i Wagner dhe gjithashtu truproje e Prigozhin.

Alexander Totmin

Valery Chekalov, 47-vjeçari thuhet se ishte zëvendës i Prigozhin, përgjegjës për gjithë logjistikën e Grupit Wagner.

Valery Chekalov

Nikalai Matuseev, luftëtar i Wagner.

Kristina Raspapova, 39-vjeçarja ishte stjuardesë dhe e vetmja grua në bord.

Kristina Raspapova

Alexei Levshin, 51-vjeçari ishte piloti. Ai ka lënë pas gruan me dy fëmijë.

Rustam Karimov, 29-vjeçari ishte bashkë-pilot i avionit.

Rustam Karimov

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*